KH Vushtrria kërkon falje për rrahjen ndaj lojtarëve të Trepçës

KH Vushtrria kërkon falje për rrahjen ndaj lojtarëve të Trepçës

Klubi i Hendbollit, Vushtrria ka reaguar pas incidentit të krijuar në ndeshjen kampionale kundër Trepçës në Vushtrri.

Hendbollistët e Trepçës u rrahën nga lojtarët dhe tifozët vendas gjatë ndeshjes.

Vushtrria përmes një komunikate ka kërkuar falje për incidentin, ndërkohë që e kanë marrë përgjegjësinë për dhunën ndaj hendbollsitëve mitrovicas.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Në emër të kryesisë së klubit dhe ekipit kërkojmë falje për situatën e ndodhur në ndeshjen e fundit kundër KH Trepçës. Situata e krijuar atë ditë ka qenë një imazh i padëshirueshëm si për klubin si për të gjithë qytetin e Vushtrrisë, veprime që nuk duhen të ndodhin as nga lojtarët e as nga tifozët e çdo klubi jo vetëm tonit, por që ndodhin në sport sidomos kur provokohen nga lojtarët në fushë siç ishte rasti në këtë ndeshje.

Ne shprehim keqardhje për çdo tifoz dhe lojtarë që me një situatë që mund të krijohet vetëm nga ata që nuk janë sportdashës, sot ne bartim pasojat e individëve të papërgjegjëshëm.

Ne e bartim përgjegjësinë për situatën e ndodhur, por situata nuk është krijuar nga ne. Me provokime nga minuta e parë, fillim të incidentit, sulme të pafundme, si dhe incidente pas ndeshjes kundër zyrtarëve të Federatës (me sharje në sy të zyrtarëve dhe më pas denim me një ndeshje moslojë), ne bartëm “llogarinë” e klubit kundërshtarë vetem se kemi qenë vendas, edhe përkundër angazhimit tonë maksimal për mbarëvatje të ndeshjes.

Sezonin e kaluar mysafirët fituan në Vushtrri dhe nuk pati asnjë ekces, pas ndeshjës dy kryesitë darkuam sëbashku suke thelluar bashkëpunimin.

Mirëpo, situatat që ndodhën në ndeshjën e fundit, nga fillimi u vërejtë se mysafirët kishin ardh me provokime sidomos te lojtarit nr. 4 ndaj publikut të cilën e ka evidentuar edhe vëzhguesi i ndeshjes.

Gjithashtu një masë aq të madhe nuk mund të kontrollohet kur eskalon situata, (situatë që ndodh në cdo vend të botës me hudhje të gjësendeve në fushë) situatë e cila duhej të ishte kontrolluar me një numër më të madh të njësive policore.

Gjithashtu ndëshkojmë veprimet e mediave në Kosovë, të cilat kanë dhënë informata të rreme, të pa baza, ku kanë ndotur imazhin e lojtarëve (duke thënë se lojtarët tanë kanë qenë të vetmit se kanë sulmuar), kryesisë (duke thënë se sulmuesit kanë qenë kryesia), tifozëve (të quajtur huliganë nga shumë media) dhe të gjithë qytetit të Vushtrrisë, duke mos theksuar asnjëher se trajneri Karaqa dhe aktivist tjerë duke i mbrojtur lojtarët e KH Trepça nga sulmuesit në fushë.

Kjo situatë e ndodhur nuk e ndalon klubin dhe çdo tifozë të Vushtrrisë, si nga ana morale si nga ajo e performancës, por do të kthehemi më të fortë duke treguar forcat tona deri në fund të sezonit, dhe cdo ndeshje në të ardhmen.

I apelojmë FHK ti rishikon disa vendime drastike ndaj klubit tonë (jo denimet e disa lojtarëve të cilat edhe i kanë merituar) por ndaj klubit i cili po bënë çmos te jetë skuadër cilësore dhe ka ngritë nivelin e ligës por edhe të shikueshmërisë.

Bashkë, më të fortë, përpara.

Related Articles