Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu e ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Kollashin të Malit të Zi.
Kryeziu e fitoi medaljen në disiplinën e sllallomit duke përfunduar në vendin e dytë nga 15 pjesëmarrëse.
Koha e saj ishte 1 minutë e 57.77 sekonda, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
17-vjeçarja arriti të përmbush kriterin e dytë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Për të fituar normën, i duhen edhe tri rezultate me më pak se 160 pikë të FIS-it.
Në konkurrencën e njëjtë, Arba Pupovci u rendit e shtata.
Gara e meshkujve e planifikuar për sot në sllallom u anulua shkaku i kushteve jo të përshtatshme të borës.
Për ekipin tonë që po drejtohet nga përzgjedhësi i Kombëtares, Agim Pupovci, gara e sotme ishte e fundit për këtë vit, kurse menjëherë nga janari do të vazhdojnë me gara tjera.