Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjen që e ka nënshkruar në Bratisllavë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se atje nuk është arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës”.
“Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.