Kjo është gjendja e policit të plagosur dhe të lënduar nga sulmi me armë në Veri

Kjo është gjendja e policit të plagosur dhe të lënduar nga sulmi me armë në Veri

Në orët e para të mëngjesit një ngjarje e rëndë ndodhi në veri, nga ku një polic me gradën e rreshterit ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin dhe ka njoftuar se përveç Bunjakut edhe një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

Në komunikatë thuhet se sipas mjekëve të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”





Related Articles