Kjo është gjendja e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Kjo është gjendja e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda ka folur për gjendjen e të lëduarve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci.

Ai tha se 5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, tregoi Poda.

Tutje tregoi se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mejkëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Poda.

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën.

Related Articles