Kjo është gjendja shëndetësore e gruas dhe foshnjës që pësuan aksident në Kamenicë

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas dhe foshnjës që pësuan aksident në Kamenicë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Hodonoc, ku ka humbur jetën një 33-vjeçar dhe dy të tjerë janë lënduar.

Gazeta Enigma mëson se personat e lënduar janë një grua dhe një foshnje. Tutje, burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe si pasojë janë dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Ndryshe, lajmin për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Enigma.

Related Articles