“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19”, kanë thënë nga KQZ-ja në një përgjigje për ‘Gazetën Enigma’.
Njëherit ata kanë thënë se nga votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin e masave që tashmë janë të njohura.
Sipas tyre këto masa janë rekomandime nga institucionet shëndetësore.
“Këto masa, të cilat kanë ardhë si rekomandime – këshilla nga institucionet shëndetësore, janë miratuar nga KQZ-ja në udhëzimin për masat që duhet të zbatohen nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve”.
Nga KQZ-së kanë thënë se këto janë masat që duhet ti ndjekin gjatë procesit të votimit.
“Sipas udhëzimit të KQZ-së, votuesit duhet të mbajnë distancën fizike 2m gjatë kohës sa janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit”.
Sipas tyre, me patjetër sipas tyre duhet të ketë edhe dezinfektues.
“Në vendvotim do të vendosen edhe dezifenktuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duartë në hyrje dhe dalje të vendvotimit”, kanë thënë nga KQZ-ja.
Këto janë masat për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga KQZ:
“Nga anëtarët e Këshillave të Vendvotimit dhe nga Vëzhguesit, do të kërkohen që ta posdojnë të paktën njërin nga këto dokumente: -Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; -Testin PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë; -Dëshminë se personi e ka kaluar COVID-19, testin PCR pozitiv, i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë, ose rezultat i testit pozitiv të antitrupave serologjik IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; -Testin e shpejtë antigjen negative jo më i vjetër se 48 orë”.
E nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ kanë thënë se KQZ-ja vendos për zgjedhjet.
Ndërsa, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve.
“E kamë thënë para të gjithëve, kam dalur me këtë ide, por nuk është marr parasysh”.
Syla ka tënë se personave të vaksinuar iu është lejuar votimi për rritje të bisneseve të disa laburatorëve.
“Është e padrejtë që KQZ-ja me pas këso deklarime që personat e pavaksinum me dal me votu, kjo është veq me e rrit biznesin e disa laburatorëve për me shku me ba teste rapide, kjo nuk është në rregull”, ka deklaruar Syla.
Njëherit ai ka shtuar se “Ka metoda të tjera që KQZ ka mujt me i marr”.
“Nëse nuk e kanë marr seriozisht më herët punën e vaksinimit, tani nuk është mire me hargju pare tash njerzit”, ka thënë Syla.
Sipas Sylës kjo është një goditje për popullin./Gazeta Enigma/