Kanë përfunduar tre ndeshjet e pata të javës së 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaji ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Llapin në shtëpi.
Fitore kanë shënuar edhe Trepça ’89 dhe Dukagjini, duke mposhtur Drenicën respektivisht Dukagjinin.
Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani mbetet lidere e tabelës në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 49 pikë të grumbulluara, dy më shumë se skuadra e Dritës.
Gjilani renditet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa skuadra e prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva me 25 pikë, Ferizaji 24 dhe Drenica renditet e fundit me 23 pikë.