Janë numëruar 100 përqind të votave të rregullta për kandidatët për deputetë, nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nga lista e PDK-së, prin Bedri Hamza me 155,244 vota.
Pas Hamzës renditet Arian Tahiri, me 68,122 vota.
Përparim Gruda e Uran Ismaili zënë vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa Sala Jashari përmbyll top pesëshen.
Në top dhjetëshe hyjnë Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani e Rrahman Rama.


