Klinaku: RTK do t’i bëjë dokumentar për UÇK-në një personi që s’ka qenë pjesë e UÇK-së

Klinaku: RTK do t’i bëjë dokumentar për UÇK-në një personi që s’ka qenë pjesë e UÇK-së

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka akuzuar se RadioTelevizioni i Kosovës po dëshiron të bëjë një dokumentarë për një person që s’ka qenë pjesë e UÇK-së.

Më tutje, ai thotë se ka reaguar tani sepse po duan të keqpërdorin emrin e UÇK-së dhe është mirë që organet të merren me këtë punë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Të nderuar,
Vitin e kaluar më ka kontaktuar RTK, për t’më pyetur e për ta bërë një emision për “veteranin e UÇK-së” Bashkim Sula, dhe unë ju kam thënë që mos e bëni, sepse nuk ka qenë në UÇK fare dhe emisionet në Shqipëri janë farsë, sepse janë mashtruar nga ata individë të papërgjegjshëm, që kanë bërë filma në TV.
Po reagoj sepse, më thirrën prapë e që duan të keqpërdorin në emër të UÇK-së, dhe është mirë që organet e shtetit të merren me këto punë.
Lutje,
Çdo televizion apo media, para se të publikojë diçka për veteranët e luftës së UÇK-së, është mirë që të na kontaktojnë së pari neve si OVL UÇK, apo degët tona. 

Related Articles