Klinë: Treni godet veturën, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

Klinë: Treni godet veturën, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

Këtë të diel një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni goditur një veturë ku ndodheshin tre persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Për pasojë nga goditja, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në emergjencë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles