Para një viti, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar Barcelonën.
Barcelona është duke kërkuar pasuesin e Ronald Koeman. Një ndër personat e lidhur me katalunasit, ishte Klopp, që është admirues i presidentit të klubit, Joan Laporta.
Klopp e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për kalimin në “Camp Nou”.
Sipas Sport, kandidati Jordi Farre i telefonoi përfaqësuesit e Kloppit për të parë nëse gjermani do e zëvendësonte Koemanin.
Klopp është trajner i Liverpoolit prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2024, Sinjali Sport.