KMDLNj: Specialja s’mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

KMDLNj: Specialja s’mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës t’i kompensojë viktimat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut po vlerëson se aktualisht nuk ka asnjë bazë ligjore që do të kompensojë në baza mujore viktimat e supozuara nga UÇK, dhe rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj.

Kjo gjykatë të enjten më datë 6 prill 2023, ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhrin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima.

Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë, prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.

Reagim i KMDLNj – së:

GJYKATA SPECIALE NUK MUND TË DETYROJË QEVERINË E KOSOVËS T’I KOMPENSOJË VIKTIMAT

Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me një vendim të formës jo të prerë është dënuar me 26 vjet burg për shkak të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës. Ndërkaq, po kjo gjykatë, të enjten më datë 6 prill 2023 ka nxjerrë një vendim me të cilin e detyron ish – komandantin e UÇK-së t’ua paguaj 207 mijë euro viktimave. Me urdhërin e gjykatës për zhdëmtim u përfshinë tetë viktima. Po sipas kësaj gjykate është konstatuar se aktualisht Salih Mustafa nuk i zotëron mjetet për të bërë këtë pagesë prandaj pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhërit për zbatim të dëmshpërblimit i cili do të përcaktojë hollësisht mundësitë financiare të Salih Mustafës për të paguar dëmshpërblimin. Nëse nuk ka asnjë mundësi që Salih Mustafa të zhdëmtojë viktimat, si opsion i gjykatës i zhdëmtimit të viktimave mbetet të bëhet nga buxheti i Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Kohë më parë Gjykata Speciale në Hagë i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me disa pyetje për të sqaruar mënyrën dhe mekanizmat që i kompensojnë viktimat duke shprehur dyshime të mëdha në gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për kompensimin e viktimave që ua njeh këtë status kjo gjykatë sidomos në lartësinë e shumës me të cilën do të kompensoheshin. Qartazi nuk ishin të kënaqur me përgjigjen e kësaj ministrie e cila, në përgjigjen e saj e sqaroi se në Kosovë është një Komision për Kompensim të Viktimave të Krimit por që viktimat e supozuara nuk mund të përfitojnë asnjë kompensim sipas ligjit në fuqi sepse nuk përfshihen në kategoritë përfituese sipas këtij ligji.

Related Articles