Në një rrëfim të hapur në emisionin “Debat Plus”, Gani Koci, ish i burgosur politik, veprimtar dhe epror i lartë i UÇK-së, tregoi në detaje për përvojat e tij torturuese nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit të Shtetit jugosllav, e njohur si UDB-a.
Ai ka përmendur edhe emërat e atyre që e torturuan atë.
“Kanë fillu torturat nga Asllan Sllamniku. Sllamniku ka qenë një xhelat, s’di fjalë më të rëndë, ai ka qenë xhelat për të burgosurit politik. Në Prishtinë ka vepru. Ai ka punu edhe pas viteve 90-ta. Pas luftës nuk e di cka ka ndodhur. Ai ka qenë në mesin e atyre që është cnjerëzisht. S’ka kqyr ku po të godet. Nga ajo ditë, për pesë muaj nuk është ndalë tortura, asnjë natë s’është ndalë ndaj meje prej Asllan Sllamnikut, Bashkim Kursanit, Lutfi Ajazit. Po, baba I Shpend Kursanit. Më burtalët ishin, këta të tre”, tregon Koci në “Debat Plus”.
Koci u arrestua më 17 prill 1981 nga regjimi i atëhershëm titist dhe antishqiptar për organizimin e demonstratave të ’81-shit.