Të mërkuren është konfirmuar nga zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, se dialogu do të rifillojë në muajin Qershor.
Ky konfirmim vjen pak ditë pas vizitës së delegacionit kosovar në kreqendrën evropiane, Bruksel dhe takimeve të shumta që i kishin javën e kaluar.
Për faktorin ndërkombëtar, një nga premtimet kryesore të Kurtit për zgjedhjet e 14 Shkurtit, reciprociteti, shihet si një vendim që nuk duhet të merret asesi.
Kreu i ekzekutivit, në paraqitjen e fundit televizive, me 12 Shkurt, pra saktësisht 77 ditë më parë, kishte premtuar para publikut dhe qytetarëve se reciprociteti do të vendoset me në ditët apo javët e para të formimit të qeverisë. Qeveria u votua 45 ditë më parë, me 22 Mars.
Që nga ajo kohë, nuk janë parë lëvizje konkrete sa i përket reciprocitetit. Ende nuk dihet nëse një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por opionioni politik kosovar ka filluar ta akuzojë Kurtin për qasjen e tij joserioze ndaj premtimeve që i kishte bërë para zgjedhjeve.
Ndiqeni videon nga minuta: 27:20
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=459472775223562