Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimet kufitare, raporton Gazeta “Enigma”.
Në Merdarë pritjet janë deri në tri orë për të dalë nga Kosova, ku kolona është 1.9 kilometra.
Ndërsa për të hyrë në vend nga Merdarja pritjet fillojnë nga pesë deri në dhjetë minuta.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, të cilat zgjasin deri në dy orë e gjysmë për dalje, kurse për hyrje deri në dhjetë minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në një orë e gjysmë për ta lëshuar vendin ka edhe në Mutivodë.
Kurse, në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë 50 minuta, teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se 15 minuta. /Gazeta Enigma/