Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash është takuar sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë këtij takimi janë diskutuar një sërë temash me interes të ndërsjellë që ndikojnë për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet anembanë Kosovës.
“Ata gjithashtu rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin NATO vazhdon ta mbështesë, duke përfshirë përpjekjet e KFOR-it. Ky është çelësi për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban një prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enimga