Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherit Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dekretuar ty vendime që kanë të bëjnë me uniformën e FSK-së.
Osmani ka dekretuar dukjen e Beretës së Gjelbër të uniformës kamuflazh të FSK-së dhe dukjen e Beretës Vishnje “Maroon” të uniformës kamuflazh të FSK-së.
Të dy dekretet janë nënshkruar nga Komandantja Supreme dhe i janë përcjellur Ministrisë së Mbrojtjes, teksa për njërin u vendos më 7 mars e tjetri më 18 mars./Gazeta Enigma/