Gjatë ditës janë prezantuar tri ardhjet e reja tek kombëtarja e Kosovës.
Fisnik Asllani, Elvis Rexhbeçaj dhe Eliot Bujupi, janë ftuar në grumbullim nga trajneri Franco Foda.
Një video nga prezantimi i tyre është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Rexhbeçaj, 26-vjeçar, luan te Augsburg në Bundesligën e Gjermanisë, ku e ka nisur shumë mirë, ku edhe ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm.
Asllani, 22-vjeçar, luan te Elversberg, i huazuar nga Hoffenheim, ka treguar formë të lartë në këtë fillim në Bundesliga 2.
Bujupi, 18-vjeçar, luan te Stuttgart U19, ku ka shënuar tetë gola në katër paraqitjet e para këtë sezon, teksa vjen edhe pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren e Kosovës U-19.
Të premtën, më 6 shtator, Kosova do të përballet me Rumaninë.
Ndeshje kjo që do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Ndërsa më 9 shtator, skuadra e udhëhequr nga Foda do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros. /Gazeta Enigma