Komisioneri i BE-së paralajmron se Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina nga Pfizer

Komisioneri i BE-së paralajmron se Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina nga Pfizer


Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë qëndrimit të sotëm në Kosovë, ka përcjellur nga afër procesin e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, raporton “Gazeta Enigma”.

Varhelyi njoftoi se BE-ja do të furnizojë Ballkanin Perëndimor me rreth 600.010 mijë vaksina. “Ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600.010 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha ai.

Komisioneri i BE-së mes tjerash tha se ndjehet i lumtur se si ky process po zhvillohet në Kosovë.

“Kemi filluar që në mars të vitit të kaluar duke ofruar pajisje mjekësore, dhe për të shpëtuar ekonominë. I kemi ofruar ndihmë financiare që të luftoni pandeminë dhe tani kemi filluar me vaksina .Jam i lumtur që sot shoh të gjithë këta persona duke u vaksinuar. Kjo tregon që ne kujdesimi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, theksoi ai/Gazeta Enigma.

Related Articles