Komisioni i Gjyqtarëve Profesional me në krye Përparim Hasanin kanë pranuar ankesën e KF Dukagjinit për t’ia hequr kartonin e kuq futbollistit, Ahmed Januzi të pranuar në duelin e xhiros së 10-të ndaj Ballkanit.
Sfida në fjalë e zhvilluar në Klinë përfundoi me rezultat 0:0.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ishte Dardan Çaka.
Gjithsesi, në këtë rast Komisioni nuk ka patur të drejt që ta heq kartonin për faktin se vendimet e VAR-it nuk kthehen prapa.
Bazuar në rregullore, lojtari që ndëshkohet me të kuq, automatikisht pushon dy ndeshje.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë me këtë rast do të mund të aktivizohet në ndeshjen e xhiros së 12-të në Superligë ndaj Gjilanit pasi që një ndeshje mos lojë e ka shlyer duke mos u aktivizuar ndaj Drenicës në fundjavë.
Januzi në këtë edicion u ndëshkua dy herë me kartonë të kuq, në të dyja rastet ndaj Gjilanit.
Ahmed Januzi në këtë edicion është një ndër lojtarët kyç te Dukagjini duke i realizuar edhe dy gola në katër ndeshje të zhvilluara.
/Gazeta Enigma/