Komuna e Fushë Kosovës bashkë me BIK-un shpërndan ndihma për familjet në nevojë në zonat e prekura

Komuna e Fushë Kosovës bashkë me BIK-un shpërndan ndihma për familjet në nevojë në zonat e prekura

Komuna e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Fushë Kosovës, ka siguruar 65 pako ushqimore, ujë dhe batanije për familjet në nevojë, si pjesë e përpjekjeve për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga situata e krijuar pas reshjeve të shiut.

Komuna përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë komunë kanë siguruar 65 pako ushqimore, ujë dhe batanije.

“Komuna e Fushë Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Fushë Kosovës, ka arritur të sigurojë 65 pako ushqimore, ujë dhe batanije për familjet në nevojë. Shpërndarja e ndihmave po vazhdon në fshatrat Graboc i Poshtëm, Pomozotin, Henc dhe Miradi e Epërme”.

“Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë angazhim të përbashkët humanitar, në shërbim të qytetarëve. Apelojmë tek qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike”.

📞 193 – Zjarrfikësit; 192 – Policia; 112 – Emergjencat; +383 49 797 518 – Drejtoria për Shërbime Publike. Institucionet e Komunës së Fushë Kosovës janë në gatishmëri të plotë për monitorim dhe ndërhyrje sipas nevojës. Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar dhe plotësisht e gatshme që, përmes veprimeve konkrete dhe reagimit të shpejtë institucional, të jetë pranë qytetarëve në këtë situatë emergjente. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles