Komuna e Gjilanit: Gjitha rrugët janë të kalueshme, s’ka ankesa nga qytetarët

Komuna e Gjilanit: Gjitha rrugët janë të kalueshme, s’ka ankesa nga qytetarët


Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, nga Komuna e Gjilanit kanë thënë se s’kanë ankesa nga qytetarët, meqë siç thonë ata, kanë intervenuar me kohë në pastrimin e rrugëve, shkruan Gazeta “Enigma”.

Shefja e kabinetit në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi në një deklarim për Gazetën “Enigma”, ka bërë të ditur se ekipet emergjente për pastrimin e rrugëve, kanë filluar punën në orët e para të mëngjesit, si në fshatra ashtu edhe në qytete.

“Ekipet emergjente janë duke punuar në lirim të rrugëve, jemi në komunikim me ta, nuk kemi ankesa prej qytetarëve, është në rregull me kalueshmërinë e rrugëve”, ka thënë ajo.

“Ekipet kanë dal herët edhe nëpër fshatra edhe në rrugët e qytetit”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Infrastrukturës, nga ku kanë njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë e Infrastrukturës.

Tutje, nga ministria thonë se në vartësi nga renditja e prioriteteve bazuar edhe në kategorizimin e rrugëve, kujdes tjetër i veçantë po u kushtohet edhe rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica here pas here. /Gazeta Enigma/

Related Articles