Komuna e Gjilanit me ankesë ndaj OSHP-së për anulimin e tenderit për stadiumin

Komuna e Gjilanit me ankesë ndaj OSHP-së për anulimin e tenderit për stadiumin

Komuna e Gjilanit, ka bërë ankesë ndaj OSHP-së, për shfuqizimin e vendit të saj për anulimin e tenderit për Renovimin e Stadiumit të Qytetit.


Në ankesën e Komunës theksohet se “vendimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit është nxjerrë në kundërshtim me gjendjen faktike dhe dispozitat ligjore te aplikueshme. Sepse në bazë te rrethanave të rastit konkret, paneli shqyrtues ka marrë nje vendim që nuk eshtë i mbështetur në gjendjen faktike dhe në dispozitat juridike të parapara me legjislacionin për prokurim publik dhe kjo situatë sjell një moszbatim të drejtë te ligjit dhe një keqvlerësim të çështjes juridike në fjalë”.

Komuna e Gjilanit kërkon nga Bordi i OSHP-së që të anulojë vendimin për anulimin e aktivitetit të prokurimit dhe ri-tenderimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit” dhe janë të bindur se ky vendim është i pabazuar dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat e plota të paraqitura në këtë rast.

Shkresa e plotë:




Related Articles