Kryeministri Albin Kurti ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të Konferencës së Mynihut ku ka takuar Komisionierin për Bugjet dhe Administrim Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për mundësitë e financimit për Kosovën.
Kurti ka shkruar se integrimi evropian lidhet me vlerat e BE-së dhe se me performancën e Kosovës në Rend dhe Ligj duhet të pranojë më shumë fonde nga BE-ja.
“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti./Gazeta Enigma/
EU integration is about reforms linked to EU values. W/ ???????? good econ. indicators & performance in rule of law we must receive more funds from the EU. I asked @JHahnEU, ????????commissioner for budget & administration for more support for education & employment of our youth.#MSC2022 pic.twitter.com/nzFOjqbHTx— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022