Gjatë ditës së sotme u raportua për arrestimin e dy kosovarëve nga Policia serbe, në kufirin Kosovë-Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Serbisë, të cilët treguan se të arrestuar janë Z.M dhe N.M, për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale vjedhje e pyjeve.
“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinoc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me atë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, në njoftimin e tyre thuhet se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Enigma/