Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar takimin që do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Vuçiq.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor.
Kryeziu ka thënë se në fokus të takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksi i saj.
“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.” deklaroi Kryeziu./GazetaBlic