Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orën 17:30.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale të Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.
Në mbledhje pritet të diskutohet konflikti i hapur midis Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimi i Shqipërisë.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 17:30”, Blushi ka shkruar në Facebook.
Më herët, Presidenti Meta ka thënë se Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Sipas Presidentit, sulmi i Rusisë ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
“I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, ka shtuar Meta. /Gazeta Enigma/.