Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas këtij nënshkrimi, Konjufca është shprehur se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën.
Kryeparlamentari u shpreh se ky është i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE-së.
“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimin Evropian, një rrugë e cila ishte më të vertetë e gjatë dhe aspak e lehtë. Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili presim që t’ia rekomandojë Bashkimit Evropian, t’ia jap Kosovës statusin e merituar. Por, kuvendimi u takon megjithatë qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat gjithashtu i ftojmë të veprojnë unanimisht dhe për ta dhënë miratimin e tyre”, u shpreh Konjufca.