Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët për përvjetorin e 109-të të pavarësisë së Shqipërisë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë”, ka shkruar Konjufca.
“Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë”.
“Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare”, përfundoi kryekuvendari. / Gazeta Enigma.