Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën e përbashkët me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, e ka uruar atë për marrjen e detyrës së re.
“Vetë fakti që Elisa Spiropali e ka zgjedhur Kosovën për vizitën e saj të parë tregon dashurinë e madhe që ajo ka për vendin tonë që është refleksion i vetë popullit shqiptar në përgjithësi. Si përfaqësues të zgjedhur nga populli ynë i përbashkët shqiptar, kuvendet tona respektive kanë përgjegjësinë më të madhe të përafrimit politik e institucional të vendeve tona. Bashkëpunimi parlamentar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha format, në të gjitha segmentet, ka shkuar duke u rritur gjithnjë e më shumë përgjatë viteve”, tha Konjufca.
Ai tutje tha se si Republikë e Kosovës, marrëdhënien me Shqipërinë e sheh përtej raporteve ndërshtetërore.
“Më shumë e shohim si raport me vetveten. Shumica e kosovarëve nuk i referohen Shqipërisë si shteti fqinj, por ta pyesni një kosovar kur niset për në Shqipëri “ku je nis, ku je tu shku?”, nuk ma merr mendja që thotë “po shkoj në një shtet fqinj, por në shtetin amë”, e kjo i ka arsyet e veta historike. Ata besojnë që Republika e Ksoovës ka dalë nga Shqipëria”.
Kryeparlamentari shtoi se Shqipëria ka merita të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Ksoovës.
“Shqipëria ka merita të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës sepse liria dhe pavarësia është përplotësim edhe i lirisë edhe i pavarësisë së Shqipërisë. Kosova vazhdon të ketë nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë veçanërisht në arenën ndërkombëtare sidomos kundrejt sjelljes armiqësore që ka Serbia ndaj Kosovës”, tha Konjufca.
Në konferencë të dy u pyetën nëse kjo vizitë është s’i mesazh se marrëdhëniet e dy vendeve do përmisohen.
Konjufca mohoi se ka ngrirje të marrëdhënieve midis dy shteteve.
“Nuk mendoj që asnjëherë ne kemi pas ndonjë ngrirje mes Republikës së shqipërisë dhe Kosovës, ne si përfaqësues të kosovës kemi qenë në nivelin e detyrës për ta transmetuar një ndjenjë shumë e rthjeshtë mes popujve tanë, ndjenja e dashurisë dhe vëllazërisë. Kështu kanë vepruar edhe Qeveritë dhe nëse ndonjë mospajtim eventual të kryeministrave, doni ta paraqitni si dicka që qëndron mes dy shtëeteve kjo nuk qëndron”, theksoi Konjufca.
Kurse kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali
“Aq më e zhvilliuar të jetë Shqipëria, aq më shumë do të jetë Kosova”, shtoi ndër të tjera ajo.
“Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë”.
“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotikë dhe politikë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, ka thënë Spiropali
/ Gazeta Enigma.