Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca, nesër do të jetë pjesë e seancë gjyqësore ku po jepen fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Kështu ka njoftuar vetë ai në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Holandë për nder të Pavarësisë.
Konjufca deklaroi se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare.
“Nesër do të marrë pjesë po ashtu edhe në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta shprehur po ashtu edhe vullnetin tonë edhe qëndrimin tonë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare dhe për t’i treguar gjithë botës së bashku se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar shtetin tonë, Kosovën dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojë me çdo kusht dhe me çdo çmim”, deklaroi Konjufca.
“Ata familjarë, të afërm të drejtuesve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht po gjykohen këtu në Hagë, më vjen mirë që jemi sot bashkë këtu edhe po e shënojmë përvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, është një datë që na forcon dhe një datë që na nderon secilin prej nesh, prandaj festofshim gjithmonë bashkë”, theksoi ai.
