Luftimi i kontrabandës nga Dogana e Kosovës po ndikon pozitivisht edhe në buxhetit e shtetit dhe në përkrahjen e bizneseve legjitime dhe në shënjestrimin e bizneseve jolegjitime.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se në veri të vendit kanë evidentuar produkte që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë, siç janë nafta dhe duhani.
Por ai ka shtuar se këto produktet e kanë të pamundur të hyjnë ilegalisht në Kosovë.
“Ne kemi raste të kontrabandimit, nga Hani i Elezit, Vërmica dhe në pjesën veriore, ku në këtë pjesë ka disa specifika për arsye se atje ka specifika politike e cila ndërlidhen me këto tema”.
“Por, sidoqoftë ne kemi vërejtur se në një kohë jo të largët kemi gjetur mallra si nafta apo duhani kanë tentuar që të futen ilegalisht në Kosovës, deri sa tani për momentin kontrabandimi i këtyre produkteve është bërë gati i pamundshëm, për arsye se Dogana i ka luftuar këto fenomene”, u shpreh Stavileci.
Stavileci, ka thënë se njësitet e doganore kanë arritur t’i parandalojnë një mori rastesh të kontrabandimve.
“Dogana gjatë këtij viti në aspektin e luftimit të kontrabandës ka bërë përpjekje maksimale që të minizimojë potencialin e kontrabandimit, e në të gjitha këto aspekte njësitë e doganës e kanë luftuar kontrabandën dhe kanë arritur suksesshëm që të parandalojmë një mori raste”.
“Mund të them se edhe përformanca e të hyrat që i kemi është jashtëzakonisht mirë dhe, ka ndikuar te përkrahja e bizneseve legjitime dhe targetimi i bizneseve jolegjitime”.
“Kjo dukuri ka ndikuar që të krijohet atmosferë sa më e mirë te bizneset, sepse kontrabanda jo vetëm që dëmton buxhetin e Kosovës, por dëmi është edhe tek bizneset tjera. Përderisa ne po flasim, rritja e të hyrave e cila është duke ndodhur, është si rezultat direkt i angazhimeve të Doganës dhe performancë e bizneseve në vend”, ka thënë Stavileci. /Gazeta “Enigma”/