Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë gjatë kësaj jave.
“Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, Komisionerja Kos i tha atij se do të shtyjë vizitën e planifikuar në Kosovë në rrethanat e zhvillimeve të fundit. Kryeministri Kurti shprehu përkushtimin e tij për rrugën drejt BE-së dhe reformave të lidhura me BE, posaçërisht në kuadër të planit të rritjes për Kosovën. Komisionerja Kos ka për qëllim të udhëtojë në Prishtinë në rastin më të hershëm të mundur“, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.
