Kosnett: Kosova u ka dhënë mundësi afganëve të ndërtojnë jetë të reja

Kosnett: Kosova u ka dhënë mundësi afganëve të ndërtojnë jetë të reja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur kënaqësinë dhe respektin që Kosova ka strehuar disa afganë që janë larguar nga vendi i tyre.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur në Prishtinë grupin e parë të afganëve që kanë bashkëpunuar me forcat e NATO-s”.

Kosnett ka kujtuar se afganët do të qëndrojnë në Kosovë përkohësisht.

“Jam i nderuar që ju bashkova udhëheqësve kosovarë dhe kolegëve të Quintit në mikpritjen në Prishtinë të grupit të parë të evakuuarve afganë të lidhur me NATO-n. Duke pritur përkohësisht afganët gjatë rrugës për në shtëpitë e përhershme diku tjetër, Kosova jo vetëm që shpëton jetë, por u jep afganëve një mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka shkruar Kosnett në Facebook.

Ndryshe, sot kanë arritur në Kosovë 111 afganët e parë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Related Articles