Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Phillip Kosnett, ka komentuar qëndrimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për luftën në Ukrainë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai deklarimet e fundit të Vuçiq i ka cilësuar si rreshtim kah krahu i Putinit.
E lidhur me këtë Kosnett i ka paralajmruar BE-në dhe SHBA-në.
“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi mbani shënime”.
So it seems Serbia’s Vucic has chosen Putin over the West – while claiming his hands are tied by public opinion and hiding behind the Church. That’s not leadership; it’s moral cowardice. EU, U.S. please take note.— Philip Kosnett (U.S. Ambassador, Ret.) (@PhilKosnett) February 27, 2022