Kosova bëhet me “det ekonomik”

Kosova bëhet me “det ekonomik”

Nga 1 tetori ka filluar aplikimi i lehtësimeve doganore në Portin e Durrësit, si pjesë e marrëveshjes Tiranë-Prishtinë.

Kjo i bie se të gjitha mallrat që kalojnë andej, mund të zhdoganohen në zyrën e doganierëve kosovarë në atë port.

E për ta parë këtë zhvillim nga afër, të martën buzë detit shkoi ministri i financave në Prishtinë, Hekuran Murati, që u prit nga homologia shqiptare, Delina Ibrahimaj.

Të dy thanë se kjo marrëveshje është e jashtëzakonshme, sepse përveç që  ndikon në shkurtim të kohës, ulë shpenzimet edhe për bizneset.

Zhdoganimi i mallrave me destinacion Kosovën ka filluar të aplikohet nga 1 shtatori edhe në Porto Romano.

Ndërsa, dy shtetet u shprehën të gatshme të merren vesh edhe për lehtësime tjera të barrierave tregtare mes vete.

VIDEO:

Related Articles