Kosova do të jetë palë konstruktive në dialog, takimi dy orësh ndërmjet Osmanit dhe Escobarit dhe pritja për liderët opozitarë – gjithçka nga takimet e së martës

Kosova do të jetë palë konstruktive në dialog, takimi dy orësh ndërmjet Osmanit dhe Escobarit dhe pritja për liderët opozitarë – gjithçka nga takimet e së martës

Të martën në Prishtinë për vizitë ishte i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar lidhur me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Escobar gjatë vizitës në Prishtinë u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, takim ku që zgjati rreth dy orë, por që nuk pati prononcime për media.

E tërë që u tha për takimin ishte nëpërmjet një postimi në Facebook nga Osmani, ku theksoi se Kosova do të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në dialog.


“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”.

Ajo thotë se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar.

“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.

“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka përfunduar Osmani.


E i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi ka takuar edhe liderët opozitarë, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

As nga këto takime nuk pati asnjë koment nga palët.

Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.

Related Articles