Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrestndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’.
Ekstradimi i tij u bë të hënën.
“E gjithë kjo u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke”, tha Policia.
