Kosova në Ligën B të Ligës së Kombeve, reagon Kurti

Kosova në Ligën B të Ligës së Kombeve, reagon Kurti

Kosova ka mposhtur Islandën me rezultat 3 me 1.

Për Dardanët një hat-trick realizoi Vedat Muriqi, duke dërguar rezultatin e përgjithshëm në 5 me 2, gjë që i siguroi kombëtares kosovare kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

E për këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ai ka përgëzuar djemtë e kombëtares për lojën dhe fitoren.

“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur”, shkroi Kurti në Facebook. /Gazeta Enigma

Postimi i plotë:

Related Articles