Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar lajmin e shpërndarjes së vaksinave antiCOVID nga Shtëpia e Bardhë, e ku përfshihet edhe Kosova, raporton Gazeta Enigma.
Nga 55 milionë doza, 41 milionë do të shpërndahen përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Dje, Shtëpia e bardhë shpalli listën e shpërndarjes…. afërsisht 14 milionë ose 25% do të ndahen me prioritet rajonal, përfshirë Kosovën”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.
Ndryshe, një ditë më parë Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19.
Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.
Kosova dhe Bosnje e Hercegovina po ashtu do t’i marrin vaksinat nga shpërndarja e drejtpërdrejtë.