Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për dy pozita në ranglistën e re të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë – FIFA.
Deri më tani, dardanët ishin në pozitën e 106-të, ndërsa tani janë në pozitën e 104-të.
Kosova në ndeshjen e fundit të saj mposhti Qipron me rezultat 4-0, në Ligën e Kombeve. /Gazeta Enigma