Me vendin e tretë ne Dota2 dhe vendin e pestë ne CS:GO, Kosova ka qenë shteti i dytë më i sukseshëm pas Suedisë, nga 80 shtetet që kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror të sporteve elektroinke të mbajtur në Izrael.
Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë dhe u rendit shumë lartë, falë përformancës së shkëlqyeshme të lojtarëve.
Kosova gjithashtu u anëtaresua në Federaten Evropiane të Esports (EEF) gjatë këtij kampionati. Edhe presidenti i IESF-së ishte i mahnitur me energjinë, motivimin dhe forcën e lojtarëve tanë, andaj edhe u bashkangjit në foto me delegacionin e Kosovës.
Kryetari i Federatës, Altin Preniqi, dhe nënkryetari, Besnik Thaqi, u zotuan se do të vazhdojnë mbështetjen e lojtarëve, sidomos per t’i ndihmuar ata në pjesëmarrjen e vazhdueshme në Kampionatet Evropiane e Botërore. /Gazeta “Enigma“/