Kombëtarja e Kosovës sonte përball do ta ketë atë të Qipros.
“Dardanët” kësaj radhe do të jenë në kërkim të fitorës së tretë në Ligën e Kombeve.
Kjo ndeshje pritet të filloj në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Synimi i “Dardanëve” mbetet marrja e tre pikëve të plota për t’u mbajtur në lojë për kualifikimet e Botërorit 2026.
Ndeshjen e kaluar, skuadra e Franco Fodas, e mbylli me sukses duke arritur fitore si mysafire e Lituanisë, me rezultat 1:2 me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.
Derisa në një konferencë të mbajtur për media para ndeshjes së sontme, Zhegrova shfaqi optimizëm për fitore. /Gazeta Enigma