Mediat austriake shkruajnë se një shtetas 33-vjeçar kosovar dhe dy banuesit e bllokut janë grindur në një apartament në Klagenfurt.
Raportohet se gjatë këtij sherri, i dyshuari shqiptar ka goditur disa herë një 21-vjeçar, duke ia humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër.
Mediat austriake shkruajnë se ngjarja është vëzhguar nga nëna e të dyve të sulmuar, e cila ka lajmëruar edhe policinë, ku këta të fundit edhe janë arrestuar.
Ndaj të dyshuarit është shqiptuar ndalim i hyrjes dhe afrimit si dhe ndalim i përkohshëm i armëve. Ai gjithashtu u raportua për sulm në prokurorin publik të Klagenfurt, shkruan albinfo.ch.