Ngjarjet e 11 shtatorit të 2001 i përjetoi nga afër edhe një kosovare.
Vjollca Dedushaj Fazliu si 23-vjeçare, e dëbuar nga Kosova kishte nisur jetën në New York, dhe momenti i sulmit e kishte tronditur kur pa kullat binjake në flakë, njofton Klan Kosova, percjelle Gazeta “Enigma”.
Asaj në atë kohë i ishin kthyer momentet e luftës në vendlindje ku e kishte edhe familjen e të cilën nuk kishte edhe mundësi ta lajmërojë vetë.
Ajo kujton se kudo nëpër qytet ishte panik dhe që jeta kishte nisur të normalizohej tek disa ditë më vonë. Njerëzit kishin dalë për të bërë homazhe.