Mehaj: Ekipi Këshillues dhe ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së

Mehaj: Ekipi Këshillues dhe ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se së bashku me gjeneral Bashkim Jashari kanë pritur në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jorg Ruter.

Mehaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së.

“Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së. Sot së bashku me gjeneral Jasharin, pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter. Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe angazhimin e NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

“Nga ana e tij, gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor Gjeneral i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë në cilësi të Komandantit të FSK-së”.

“Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se, sikur nga pozita e mëhershme, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të intensifikohet edhe më shumë , në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së”, shkruan ai./Gazeta “Enigma“/

Related Articles