KPK dhe ZKPSH e quajnë Kurtin “kryeministër në detyrë” – Reagon ministrja Haxhiu

KPK dhe ZKPSH e quajnë Kurtin “kryeministër në detyrë” – Reagon ministrja Haxhiu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) në disa dokumente sot iu kanë referuar Albin Kurtit si “kryeministër në detyrë”, raporton Gazeta “Enigma”.

Për më tepër, në një njoftim publik, ata kanë gabuar edhe me datën, duke e shënuar 4 shkurt në vend të 4 marsit.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku ka shkruar se “Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”.

“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Enigma/

Related Articles