KQZ cakton afatet për zgjedhjet lokale

KQZ cakton afatet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore që lidhen me Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Përmes këtij vendimi, KQZ ka përcaktuar saktësisht kohën e fillimit dhe përfundimit për secilin aktivitet në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në dokumentin e publikuar, përmes një tabele të detajuar, janë të renditura të gjitha afatet zyrtare të procesit zgjedhor, duke përfshirë periudhën e fushatës, regjistrimin e subjekteve politike, aplikimet për votim jashtë vendit dhe të gjitha fazat tjera teknike e organizative.

Related Articles