KQZ del me përditësim të fundit rreth renditjes së partive

KQZ del me përditësim të fundit rreth renditjes së partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit, pas numërimit të 99.68 përqind të votave, nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të mbledh gjithsej 341 mijë e 531 vota apo 40.88 për qind.

Partia e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 234 vota.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 147 mijë e 387 vota apo 17.64 për qind.

AAK-Nisma dhe partnerët e tyre kanë arritur që të mbledhin 62 mijë e 278 vota apo 7.45 për qind.

Related Articles